Përplasi këmbësorin dhe ia mbathi nga vendi, kapet 43 vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 43 vjeçar i cili ka aksidentuar një person dhe ka tentuar të largohet.

33 vjeçari ndodhet në gjendje kritike.



Aksidenton me mjet një 33-vjeçar në rrugën “Demokracia” dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh punë intensive nga Policia Rrugore e Tiranës, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip ‘”Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.



Shtuar më 15/12/2019, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori