Merr flakë banesa në Fier, shpëtojnë familjarët

Flakët kanë përfshirë një banesë në katin e tretë të një pallati 5-katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikese të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 


Shtuar 2.09.2023 08:55

Tags: ,