E rëndë në Gjermani, 30-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën (EMRI)

Ijon Bushi, 30 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani.

Mësohet se 30-vjeçari ka rënë nga skela një javë më parë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Bëhet me dije se ishte djalë i vetëm në një familje me 5 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.

Nëna e tij ende nuk e ka marrë vesh lajmin tragjik.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri dhe janë duke mbledhur lekë që të sjellin trupin në Atdhe./albeu.com