Pamje të rënda! Burri rreth brutalisht një grua në një market në Prishtinë (VIDEO)

Ditën e djeshme, në një market në Prishtinë, një burrë ka dhunuar një grua. Ai e ka qëlluar me grushte dhe shqelma zonjën, e cila u mundua të mbrohej, por nuk ia doli.

Për të qetësuar situatën, ndërhyu gruaja e dhunuesit dhe një person tjetër që ndodhej më market.

Pamjet e dhunës që erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes për të kaluar karrocën me ushqime, i ka publikuar “Sinjali”.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar policia duke e quajtur “lëndim të lehtë trupor”, ndërsa dhunuesi është arrestuar.


Shtuar 26.10.2021 09:34

Tags: ,