Përplaset për vdekje 24-vjeçari në Elbasan
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.

Bëhet me dije se viktimë e këtij aksidenti mbeti këmbësor 24-vejçar ndërsa autori i aksidentit ëhstë larguar nga vendngjarja me mjetin e tij.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.


Informacion paraprak

Më aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. (foto ilustruese)
Shtuar më 13/02/2019, ora 08:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori