Përplaset për vdekje 21 vjeçarja në rrugën Maliq-Korçë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq ku mësohet se ka mbetur e vdekur një 21-vjeçare me inicialet S.XH., banuese në Leminot.

Sipas njoftimit të policisë, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar për vdekje 21-vjeçaren.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Informacion paraprak.

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 20/06/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori