Ylli i Napolit zbarkon në Angli, gati vizitat mjekësore

Mesfushori i Napolit, Alan, ka zbarkuar në Liverpool me një avion privat për të kompletuar kalimin tek Evertoni.

Tekniku Carlo Ancelotti e kërkoi me ngulm lojtarin dhe arritën marrëveshje për transferimin e brazilianit për 25 milionë euro, plus bonuse.

Alan është fotografuar nga “Daily Mail” teksa ka zbarkuar në Liverpool me një avion privat i shoqëruar nga gruaja e tij.

Braziliani do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore sot dhe do nënshkruajë kontratën nesër.


Shtuar 2.09.2020 18:21