Hazard i dëmtuar, mbledhje emergjente në Madrid

Situata e Eden Hazardit nuk është aspak pozitive në Madrid.

Sulmuesi belg u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit ndaj Levantes dhe pritet të mungojë gjatë. Ai pësoi dëmtimin e tij të 3 brenda këtij sezoni futbollistik.

29-vjeçari u dëmtua në vendin ku ishte i dëmtuar më herët. Ylli i ekipit është në mëdyshje për mënyrën e rikuperimit.

Gazetari Jose Sanchez ka deklaruar se në Madrid do të mbahet një takim ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit. Stafi mjekësor së bashku me Hazard do të marrin vendimin, në bazë të gjendjes së lojtarit.


Shtuar 24.02.2020 18:12