Përplaset me kamionin, plagoset rëndë shqiptari
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Ravenna të Italisë, e për pasojë një 46-vjeçar, i cili udhëtonte me një makinë Ford C Max është përplasur me një kamion.

Mediat italiane, raportojnë se përplasja ka qenë tepër e fortë e për pasojë shqiptari ka mbetur i plagosur rëndë. Ai mësohet se është dërguar me helikopter drejt spitalit.

Fatmirësisht, 46-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur./Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori