Përplaset automjeti me një motor në Vlorë
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një automjet tip “Opel” është përplasur me një motor

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi E.S. 20 vjeç. Ai është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është shoqëruar shtetasi M.V. 53 vjeç, drejtues i mjetit.
NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 11.09.2017 rreth orës 19:15 në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë, se në vendin e quajtur ”Shkolla e Marinës”, ka ndodhur një aksident.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të përplasur me njëri-tjetrin mjetin tip ”Opel”, me drejtues mjeti shtetasin M.V., 53 vjeç dhe mjetin motorr me drejtues E.S., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit motorr, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori