Përplasen tre makina në Elbasan, disa persona të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Peqin-Elbasan.

Mësohet se janë përplasur tre automjete, një i tipit Benz dhe dy tip Mitsubishi.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e makinave, njëra prej të cilave ishte grua.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Shtuar më 15/09/2019, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori