Mbrëmja e sotme ka qënë një natë e mbushur me aksidente të cilat fatmirësisht nuk kanë shënuar viktima.
Një
automjet në të cilin udhëtonin 3 vajza ka pësuar aksident sot në mbrëmje.
Sipas informacioneve mësohet se mjeti humbi kontrollin dhe përplas me
bordurën e rrugës. Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 në
aksin rrugor Tiranë-Durrës.
Drejtuese e mjetit ishte një vajzë me iniciale D. G, e cila mbeti e plagosur.
Po ashtu lëndime morën dhe dy pasagjeret me iniciale I. H. dhe M.H. Ato u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:30 në
aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me
bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë
automjet shtetasja I. H, dhe M. H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit”, shprehet
Policia.
Shtuar më 03/11/2019,
ora 20:27