Përplasen furgonat, digjet nga flakët 30-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një 30 vjeçari ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht. Dy furgona, një prej të cilëve i ngarkuar me bombula gazi, janë përplasur me njeri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Ervin Prisolli.

Mësohet se aksidenti ndodhi pasi makina me të cilën udhëtonte burri është përplasur me një automjet tjetër, duke përfunduar jashtë rruge. Nga përplasja e madhe, makina ka marrë flakë duke e djegur brenda Prisollin.Viktima drejtonte mjetin me targa KO 0293 B.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit tjetër të aksidentuar, shtetasin Ilir Ujku.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe.
Shtuar më 05/09/2010, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori