Përplasen dy makina, të plagosurit nisen me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bërxullë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh..

Të plagosurit janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 22/09/2020, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori