Përplasen dy makina në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person, lëndohen 4 të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Leshnicë të Korçës.

Raportohet se dy makina janë përplasur, e si pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur, dhe njëka humbur jeten.

Të plagosurit janë dërguar në spital për kurim.

Informacion paraprak.

Më datë 15.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Pograd­ec, në afërsi të fsha­tit Leshnicë, ka ndodhur një aksident automobilistik, ku janë përplasur mjeti tip “Golf”, me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin D.H.

Për pasojë, ka ndërruar jetë, drejtuesi i mjetit tip “Golf” dhe janë transportuar në Spital për mjekim 4 shtetas, ndër të cilët tre pasagjerë të mjetit tip “Golf”, si edhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi D.H, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 15/09/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori