Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Llambi
Bonata”. Dy makina janë përplasur dhe janë lënduar tre persona, mes të cilëve dy të
mitur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa
grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi
Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e
mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 21:10