Përplasën 7 makina, flet pronari i shtëpisë ku u futën autorët
Pëlqej
Policia ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Tiranë, ku dy persona pasi iu larguan patrullës "Shigjeta" aksidentuan disa makina duke shkaktuar kaos në rrugë.

Sipas policisë, Gentjan Koçiu shoferi i makinës "Touareg" dhe Ervin Kodra nuk i janë bindur kërkesës së patrullës për të ndaluar duke tentuar të largoheshin.

Gjatë kësaj tentative ata kanë përplasur disa makina, ndërsa në fund janë kapur duke bërë të mundur edhe sekuestrimin e dy pistoletave.

Njëri prej të arrestuarve sipas policisë është futur në oborrin e një shtëpie rastësore duke kapërcyer avllinë, por është kapur nga policia.

“Mendova se çfarë kisha bërë unë, pse kishin ardhur në shtëpinë time. Pashë që morën një pistoletë që gjetën në tokë, por unë nuk kisha lidhje me të. Më qetësuan, pasi më treguan se çfarë kishte ndodhur”, tregon pronari i shtëpisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2018, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori