14 shenjat që mëlçia nuk ju punon si do të duhej

Mëlçia është organ shumë “i punësuar” dhe kyç për tretje, por që për shkak të shtimit të futjes së toksineve në organizëm, me anë të ushqimit apo nga ambienti, mund të punojë ngadalë.

Ekzistojmë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë, transmeton Telegrafi.

1. Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe me rastin e mundimeve minimale fizike.

22. Shfaqen dhembje të kokës, të cilat manifestohen në gropat e syve.

3. Shfaqen dhembjet në nyja dhe muskuj.

4. Shfaqet djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinet të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.

5. Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse vjen deri te grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë.

36. Shpesh shfaqen alergji, sepse toksinet grumbullohen në organizëm.

7. Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me vjelljen, ndërkaq këto përcillen me dhembje stomaku, siç ndodhin edhe fryrjet.

8. Ekziston problemi me shtimin e peshës, edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.

9. Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm.

410. Shfaqet erë e keqe.

11. Shfaqet disbalanca hormonale, sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve.

12. Koncentrimi është i vështirë, ndërkaq obligimet mendore paraqesin mundim të madh.

13. Është e mundshme që t’u shfaqet depresioni, edhe pse nuk keni qenë të ekspozuar traumave apo ngjarjeve të cilat do kishin të mundur ta shkaktonin atë.

14. Shfaqet ndjenja e shqetësimit, sepse krijohet përshtypja që do të ndodhë diçka e keqe.

Simptomat e përmendura mund të jenë edhe simptoma të sëmundjeve të tjera, mirëpo për t’i eliminuar problemet me mëlçinë, është me rëndësi që të vizitoheni te mjeku, si edhe nga dita në ditë të ushqeheni në mënyrë kualitative.

Detoksifikimin e mëlçisë më së miri do ta arrini me të ushqyer me ushqim të pasur me pemë dhe perime, me vaj ulliri, peshk dhe me proteina bimore dhe shtazore.

Për të mbrojtur mëlçinë tuaj shmangni konsumimit të tepërt të alkoolit dhe kafeinës.


Shtuar 22.09.2020 19:18