Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Përplasen 4 makina te Rruga e Durrësit, ka të lënduar (FOTO LAJM)

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte tek Rruga e Durrësit në kryeqytet.

Sic e shihni edhe në fotot e siguruara nga Panorama, mjetet janë përplasur fort me njëra-tjetrën.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca. Raportohet për 4 të plagosur, por jo rëndë, shkruan Panorama.

Aksidenti ka shkaktuar kaoslëvizjen e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm sidomos në orët e para të mëngjesit që qytetarët shkojnë në punë.

Pritet njoftimi i policisë për ngjarjen.

Shtuar më 20/08/2019, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori