Bota në zi për Mbretëreshën, mbesat e Princeshës Dianës marrin gjithë vëmendjen në Javën e Modës (FOTO LAJM)

Ndërsa Britania e Madhe është prej ditësh në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, mbesat binjake të Princeshës Diana, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, janë parë në shfaqjen e David Koma SS23 gjatë Javës së Modës në Londër.

Binjaket 29 vjeçare, ndoqën ngjarjen e zhvilluar të dielën mbrëma (një ditë para funeralit të monarkes, që po mbahet sot), të veshura me fustane të shkurtër që tërhoqën vëmendje.

Amelia u dallua nga turma teksa kishte veshur një fustan të bardhë, dhe reçipeta të zeza. Fustani kishte një hapje të madhe në gjoks, të dekoruar me pupla rozë. Bukuroshja kompletoi veshjen me një palë taka ari, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Ndërkohë binjakja e saj Eliza dukej mjaft në formë me një fustan të zi të shkurtër me panele rrjetë, i cili kishte njërën mëngë. Ashtu si motra e saj, Eliza, i kishte kapur flokët në një bisht elegant dhe i mbante gjërat e saj në një çantë të zezë.

Lady Amelia dhe Lady Eliza, ishin të ulura në rreshtin e parë ndërsa pozuan para kamerave, në eventin e modës. Dy motrat nuk morën pjesë gjatë ditës së sotme në funeralin shtetëror të Mbertëreshës Elizabeth II, ndërsa nuk kanë bërë asnjë reagim që pasi lajmi i ndarjes nga jeta i monarkes u bë publik.