Përplasen 2 makina te "Kthesa e Kamzës", 2 të plagosur
Dy persona janë plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Kamzës në dalje të kryeqytetit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori