Përplas për vdekje 60 vjeçaren, ndalohet drejtuesi i mjetit
Një aksident me pasojë jetën është shënuar në Fier, ndërsa në kohë reale, uniformat blu kanë bërë të mundur edhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.

Viktima është Shpresa Mehmetaj, 60 vjeç, ndërsa në komisariatin e policisë është shoqëruar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, me targa AA 673 JE, 32 vjeçari Ervin Mehmeti.

Aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin e quajtur “Bar Vjosa”. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, i janë referuar Prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori