Përparim Kalo, anëtari i gjashtë i emëruar i
Gjykatës Kushtetuese, do të betohet sot përpara Presidentit të
Republikës.
Kalo është anëtari i gjashtë i
Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.
Gjykata
Kushtetuese e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, doli jashtë funksioni në korrik të vitit 2018.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës bëhet me dije se “Zoti
Përparim Kalo, anëtar i emëruar i
Gjykatës Kushtetuese, thirret për betim përpara Presidentit të
Republikës, ditë e enjte në datë 24.12.2020, ora 10:30.
Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të
Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm Kryetari i Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë apo një përfaqësues i zgjedhur prej tij, Kryetarja në detyrë e
Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit”.
Shtuar më 24/12/2020,
ora 10:12