Përparim Kabo kujton amanetin e Mihal Lauarasit dhe i drejtohet ashpër Kumbaros
Sociologu dhe filozofi i njohur Përparim Kabo, gjatë takimit të artistëve ditën e sotme, ka rikujtuar amanetin e regjisorit Mihal Luarasi.

“Miku Mihal Luarasi më ka lënë vetëm një amanet. Mihal nuk do ta lemë të prishet godina e teatrit”, tha Kabo.

"Hapësira ku ndodhet teatri Kombëtar duhet të kthehet në kampus teatror. Këtu duhet të jetë Teatri i Kukullave, këtu duhet të jetë Cirku i Tiranës”.

“Zonja ministre mos ik me turp nga ai post. Mos luaj me godinën e Teatrit”, u drejtua Kabo Ministres së Kulturës,Mirela Kumbaro. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2018, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori