Spaho i bie bilbilit, Balluku: Vetëm ti sakrifikohesh! Isuf merre bjeri dhe ti, ndero Tropojën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar gjestin e deputetit Edmond Spaho që vazhdon dhe i bjerë bilbilit.

Balluku ka ironizuar veprimin e Spahos duke thënë se i kanë lënë detyrë të vështirë, ndërsa këshillon Isuf Celajn duke i thënë t’i bie dhe ai dhe të nderojë Tropojën.

“I dashur Mondi, bjeri dhe vazhdo ti biesh. Po si i ndani detyrat te partia juaj? Isuf merre bilbilin dhe ndero Tropojën. Pse ia lënë Mondit të gjithë detyrat e vështira. Vetëm ti sakrifikohesh. Respekte për qëndresën. Përsa i përket koncesioneve doja të sqaroja atë që është i lidhur me drejtorinë e transportit rrugor SGS e famshme dhe famëkeqe, pasi vendosëm t’ia hiqnim koncesionarit dhe tia vinim shtetit dhe fitimi është dyfish më pak nga çfarë harxhohej. Dua t’i kujtoj Tabakur një ndër koncesionet që përflitem është ai i mallrave të përgjithshëm të portit të Durrësit që është dhënë në kohën tranzitore. Koncesionet e qevetisë tuaj janë njëra më korruptive se tjetra dhe ne po i kthejmë te administrata”, tha Balluku.


Shtuar 16.02.2023 14:52