Përndiqte prej kohësh 15 vjeçaren, arrestohet i riu i dënuar me arrest shtëpie
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 15 vjeçare. I riu me inicialet D.S, ishte në arrest shtëpie për kultivim droge, ndërsa e thyente këtë masë sigurie duke përndjekur vajzën e mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masënArrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 30/10/2020, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori