Përmirësohet situata e krijuar nga reshjet e borës
Ne krahasim me disa ditë më parë, kemi përmirësim të situatës sa i takon gjëndjes së akseve rrugore. Pothuaj të gjithë akset kombëtare qarkullohen pa zinxhirë.

Rekomandohet perdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mengjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta, të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë.

Këto segmente spërkaten me kripë, skorje dhe granil. Për ditën e sotme, deri në orën 09:00 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë
akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes në vendet që nuk i zë dielli, sidomos në aksin Qafë Mollë-Bizë.

Durrës
Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

Elbasan
Aksi Librazhd – Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar duhet të kalohet me kujdes nga mjetet e vogla, por për shkak të shembjes në Shelcan, është i pakalueshem për mjetet e rënda. Në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë është bërë spërkatje me kripë, qarkullimi është normal. Duhen përdorur zinxhirët në segmentin Lunik –Steblevë. Qarkullimi bëhet me vështiresi në Shelcan, pjesë e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rrëshqitja e rrugës.
akset e tjera të bëhet kujdes nga ngricat në rrugë gjatë orëve të natës dhe orëve të para të mëngjesit.

Berat
Në segmentin Bogovë – Kakrukë ka prani ngricash në orët e mëngjesit. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të këtij qarku. Të bëhet kujdes në segmentet rrugore ku punohet. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes në segmentin Bogovë-Kakruke, për shkak të ngricave nga temperaturat e ulëta të natës dhe orëve të para të mengjesit.

Vlorë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat.

Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në rrugë.


Korçë
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë kryer gjatë orëve të natës si dhe gjatë orëve të para të mëngjesit kriposjen e segmenteve apo pjesëve të veçanta të akseve rrugore ku ka patur prezencë akulli, për të evituar problematikën nga ky fenomen. Situata paraqitet normale dhe po mbahet nën monitorim. Qarkullimi i mjeteve paraqitet pa probleme. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në orët e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet te qarkullojnë me kujdes dhe të kenë edhe zinxhirë në segmente të veçanta, në orët e para të mengjesit dhe në oret e mbrëmjes.


Kukës
Janë spërkatur me kripë segmentet ku ka patur prani ngricash. Shumë akse qarkullohen pa zinxhirë. Në aksin K.Domaj-Draj Reç ka prani ngricash. Edhe në akset Bajram Curri – Qafë Morinë, B.Curri – Kam dhe B.Curri - Valbone ka ngrica në rrugë nga temperaturat e ulëta.Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në keto, aksin K.Domaj – Draj Reç, për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë. Qarkullimiakset: Bajram Curri – Valbonë, B.Curri - Kam dhe B.Curri – Q.Morinë rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Dibër
Vazhdon hedhja e kripës në segmentet ku ka prani ngricash për shkak të temperaturave të ulëta. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Peshkopi – Qafë Draj, Qafë Bualli-Krastë.
Në aksin Skurraj – Burrel ka patur rënie gurësh në rrugë. Kontraktori ka marrë masa për pastrimin e rrugës në orët e natës dhe tani qarkullimi në këtë aks është normal.Qarkullimi kryhet me zinxhirë në segmentin Dragalicë -Steblevë, Zall Dardhë - Qafë Draj dhe Sllovë-Kalaja e Dodës. Qarkullimi kryhet me zinxhirë në aksin Qafë Bualli-Krastë. Kalimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë edhe në aksin U.Qytezes – Zerqan.

Shkodër
Për shkak të temperatura të ulëta të natës, po bëhet trajtimi me kripë i akseve. Në Razëm ka patur reshje të lehta bore rreth 5 cm. Janë marrë masat me pastrim dhe kriposje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë në të gjithë akset. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e para të ditës dhe në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat janë të ulëta. Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë në segmentin Vrith – Razem.

Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier - Lushnje.


Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar, por vazhdon trajtimi me kripë për shkak të temperaturave të ulëta. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë. /albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori