“Përmeti”, Fule kërkon zgjidhje të pranueshme reciprokisht
Eurokomisioneri Stefan Fule ka deklaruar se per ceshtjen e Kishes se Permetit duhet te gjendet nje zgjidhje e pranueshme reciprokisht. Duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga eurodeputetja greke, Marilena Kopa, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në qytetin e Përmetit komisioneri ka theksuar se, çdo gjë duhet të bëhet në përputhje me Marrëveshjen mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale në Shqipëri.

“Edhe pse ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, megjithatë mbetet ende një nevojë për të bërë një punë të mëtejshme” u shpreh Fule.

Eurodeputetja greke nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se, liritë fetare dhe të drejtat themelore të shtetasve, janë kryesore për vlerësimin e një vendi kandidat. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori