Permbytjet, vazhdon te jete e rende situata ne Shkoder
Albeu.com
Situata e përmbytjeve vazhdon të jetë e rënduar në Shkodër. Lumi Buna ka rritur nivelin duke u kthyer në një problem mjaft serioz për lagjet e qytetit. Edhe pse në zonat e përmbytura ka rënë disi niveli i ujit, banorët ende përballen me ditë të vështira. Pjesa më e madhe e tyre janë evakuar tek të afërmit apo në mjediset e afruara nga qeveria. Në lagjen "Livade" në Shkodër, ku niveli i ujit ka kaluar një metër, banorët ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga pushteti qendor dhe vendor. Ndërkaq sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së brendshme, në zonën e Shkodrës janë përmbytur 10.000 ha tokë, 2473 shtëpi ndërsa 4748 janë evakuar persona.
Shtuar më 10/01/2010, ora 17:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori