Përmbytjet, Rama: Regjistër ndihmash me të gjitha familjet e prekura
Plani i solidaritetit i bërë publik dje ka filluar të japë rezultate me qëllim rimëkëmbjen e zonave të përmbytura në vend, si rezultat i reshjeve të shiut të ditëve të fundit.
Kryeministri Edi Ram, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ka nisur zbatimi i planit të solidaritetit, i bërë publik dje nga vetë shefi i qeverisë gjatë një takimi me biznesin për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga përmbytjet.

Rama shprehet se tashmë ka një regjistër ndihmash me gjithë emrat e familjeve në ato zona të cilat janë përfshirë nga përmbytjet.

"Plani i solidaritetit në funksion në zonat e përmbytura. Regjistër ndihmash me gjithë emrat e familjeve të prekura. Shteti në krye të detyrës!", shkruan Rama.

Që nga dita e djeshme ka nisur dërgimi i ndihmave për të gjithë ata banorë të cilët janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, kryesisht në jug të vendit, me qëllim rikuperimin dhe rimëkëmbjen e pasojave që shkaktuan reshjet e ditëve të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2015, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori