Përmbytjet, Meta drejt Shkodrës
Pëlqej
Rikthehet përmbytjet në Shkodër. Shirat e dendura që kanë rënë gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë çuar në përkeqësimin e situatës. Sipërfaqe të mëdha toke dhe dhjetëra shtëpi janë përmbytyr në disa komuna të Shkodrës si pasojë e shkarkimeve të hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Situata paraqitet problematike në komunën e Gurit të Zi, Bërdicë si dhe në lagjen Bahçallëk të Shkodrës.

Ministri i ekonomisë Ilir Meta ka shkuar në hidrocentralin e Vaut të Dejës për t'u njohur me situatën atje.
Shtuar më 11/11/2010, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori