Përmbytjet, Berisha mbledh qeverinë në Shkodër
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha thirri mbledhjen e qeverisë sot në qytetin e Shkodrës, pas situatës së krijuar nga përmbytjet në këtë qark. Berisha tha se do të nisë zbatimi i skemës së evakuimit të banorëve në zonat e përmbytura. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha tha se situata në kaskadë është e përgatitur për vërshime reshjesh.

Shefi i qeverisë kërkoi të veprohet me shpejtësi dhe të mbrohen ujësjellsat.
"Kërcënimi më i madh vjen nga vërshimi i lumenjve, prurjet e Valbonës janë të papërmbajtshme, por ende nuk kemi situatë kritike", është shprehur Berisha
Ai u shpreh se zona ka pasur kërcënime natyrore, ndërsa falenderoi pushtetin lokal për menaxhimin e mirë të situatës.
Shtuar më 30/11/2010, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori