Përmbytjet, Beqja: Qeveria s'ka marrë asnjë masë
Pëlqej
Ilir Beqja
Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Beqja me anë të një deklarate për shtyp ka bërë publik shqetësimin për situatën e fundit të shkaktuar nga përmbytjet. Sipas Beqajt, situata është shumë e vështirë në qarkun e Shkodrës.

“Të gjithë po ndjekim me shqetësim situatën nga vërshimet e lumenjve dhe përrenjve. Si deputet i qarkut të Shkodrës dua të bëj publike situatën e vështirë në Shkodër e Malësi të madhe. Oboti është i gjithi i përmbytur. 50 shtëpi janë përmbytur në Kuç. Përmbytje shtëpish ka edhe në Vaun e Dejës. 200 hektarë të përmbytur në Kuç dhe dhjetra hektarë në Trush. Ka shtëpi të përmbytura në Vukpalaj, Bogë dhe në Kamicë”,- u shpreh Beqja.

Beqja sqaron se qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe për këtë nuk ka asnjë justifikim. “Sot, është e qartë për të gjithë shqiptarët pse Sali Berisha i shkel premtimet. Ai nuk është votuar nga shqiptarët për të qënë kryeministër dhe nuk ndjen asnjë përgjegjësi për të punuar për ta e për të mbrojtur interesat e tyre. Prandaj, përtej denoncimit, i kërkoj Sali Berishës të kërkojë falje publike, të marrë përgjegjësitë për mashtrimet e bëra dhe të lëshojë karrigen që ka zënë me të padrejtë”,- u shpreh Beqja.
Shtuar më 11/11/2010, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori