Përmbytje, rreshqitje dheu, ura të shembura e pemë të rrëzuara: Çfarë po ndodh në Tiranë (FOTO LAJM)

Që prej ditës se djeshme dhe ende e sot, Tirana është përfshirë nga një mot i keq me rreshje shiu, stuhi, rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa zona.

Në një kohë shumë të shkurtër, prej orës 12:00 të 23 shtatorit dhe deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm, nga matjet e kryera rezulton se në kryeqytet ka rënë një sasi e konsiderueshme shiu në një kohë të shkurtër, plot 115 mml.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në “Tëitter” thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërkohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.

Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar dhe pemë.



Shtuar më 24/09/2019, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori