Kovaçevski nuk do të shkojë në Kiev me Ramën dhe Abazoviçin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, nuk do të jetë pjesë e vizitës në Kiev bashkë me Ramën dhe Abazoviç.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga Qeveria e Maqedonisë ku u tha se Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç për vizitë të përbashkët në Kiev. Ata thonë se agjenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe se një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.

“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelensky i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri malazel Dritan Abazoviç gjatë një telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka marrë një ftesë për të vizituar Kievin. Abazoviç sugjeroi që bashkë me të, të udhëtojë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./albeu.com