Përmbytet, rrezikojnë shembjen 20 shtëpive
Pëlqej
Rruga Shkodër-Hani i Hotit është bllokuar sot si pasojë e daljes nga shtrati të lumenjve Dom e Navreda ndërsa rreth 40 banesa janë në rrezik nga uji, kurse 20 prej tyre janë përmbytur dhe rrezikojnë shembjen.

Situata më problematike paraqitet në fshatin Kamicë ku shtabi i emergjencave është nisur të evakuojë banorët. Forcat e ushtrisë kanë mbërritur pak minuta më parë në Kamicë në Malësinë e Madhe duke nisur evakuimin e banorëve.

Veç banesave mësohet se në këtë zonë janë përmbytur edhe tokat bujqësore. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori