Përmbytet anija me emigrantë , nëna me lot në sy kërkon të birin që ia përpiu deti
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Libi, ku një anije plot me emigrantë është fundosur 30 milje larg brigjeve të Libisë.

Anijabordin e të cilës kishte dhe fëmijë të vegjël, ishte nisur me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në fundosjen e mjetit lundrues, por pamjet që vijnë nga ekipet e shpëtimit janë drithëruese.

Në video dëgjohet zëri i dridhur i një nëne e cila shprehet mes lotësh: “Unë kam humbur foshnjën time.”

Djali i saj Jozefi, është rikuperuar i gjallë nga deti, por ka vdekur disa orë më vonë në bordin e OJQ-së Spanjolle në pritje të transferimit në spital.
Shtuar më 12/11/2020, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori