Përmbyset makina në Tiranë
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën e Unazës së Madhe, tek mbikalimi përballë Kopshtit Zoologjik dhe liqenit.

Një makinë është përmbysur dhe mësohet se është lënduar drejtuesi i saj, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Dyshohet se lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe shpejtësia mund të kenë shkaktuar aksidentin. Kjo gjë solli që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.

Menjëherë ka shkuar autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 23/04/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori