Përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga BE, prioritet i punës së qeverisë
Pëlqej
Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës z. Bernard Fitoussi. Ministrja Gjosha falenderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga Franca për marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili ishte një vendim historik për Shqipërinë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke theksuar se intensifikimi i kësaj fryme bashkëpunimi, sidomos në nivel teknik, do të ishte mjaft frytdhënës në mbarëvajtjen e procesit të integrimit të Shqipërisë.


“Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe për ne është shumë e nevojshme që nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, koordinimit të duhur dhe adaptimit të eksperiencave më të mira nga vendet që kanë kaluar këtë proces përpara nesh, të çojmë përpara axhendën evropiane”, u shpreh Ministrja Gjosha.
Pasi e informoi për hapat që po merren nga qeveria për procesin e integrimit, Ministrja Gjosha nënvizoi se angazhimi është maksimal për vazhdimësinë e reformave. Sipas Ministres përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni, është prioritet i punës së qeverisë.

Ambasadori francez, theksoi se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ekspertizë në nivele teknike dhe theksoi se Shqipëria është një vend me mjaft energji dhe mundësi për tu zhvilluar.

“Gjërat kanë ndryshuar edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për vendin tuaj. Franca është një vend që ju mbështet në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Në këto momente fokusi juaj duhet të jetë mirëorganzimi për të ndërtuar dhe çuar përpara procesin e integrimit dhe jo datat kalendarike”, u shpreh ambasadori.
Shtuar më 22/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori