Përmbarimi vendos sekuestro ndaj Bashkisë Pukë
Përmbarimi ka vendosur sekuestro ndaj Bashkisë Pukë, kjo për shkak të detyrimeve të pashlyera. Mësohet se Bashkia Pukë ka detyrime të pashlyera ndaj të tretëve në masën rreth 26 milion lekë.

Për pasojë, agjencitë përmbarimore kanë bllokuar llogaritë bankare të Bashkisë Pukë, me qëllim likuidimin e debive. Kjo lidhet me detyrimet që Bashkia u ka pasur firmave të ndryshme që kanë kryer aktivitet në funksion të Bashkisë Pukë dhe që nuk janë likuiduar akoma. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, bëhet fjalë për një periudhë afro 4 vjeçare, që këto firma nuk janë likuiduar. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori