Përlot vjehrra me fjalët për nusen e vdekur: Pse na e bërë këtë o bija jonë!
Pëlqej
"Po të donim më tepër se të të kishim çupën tonë. Pse moj Erisa na e bëre këtë, pse nuk më the mua gjysmë llafi kur folëm në darkë se dinim ne si ti rregullonim gjërat"

Kështu shkruan vjehrra e vajzës 20-vjeçare nga Korça e cila piu fostoksinë pas një sherri me të fejuarin e saj.

Ngjarja ndodhi pasditen e 8-Marsit dhe la pas pikëllimin e madh, trishtimin dhe dhimbjen në familjen Veizi.

E reja një natë përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë atë të vetëflijimit ka folur me mamanë e të fejuarit të saj, gjë që e zbulon kjo e fundit dhe që e ka peng se nusja nuk i tha gjysmë fjale.

Postimi i plotë i vjehrrës:

Anxhela megjithëse jam shumë e rënduar psikologjikisht po marr mundimin të të shkruaj sinqerisht.

Po pse moj Erisa na e bëre këtë, vetes tënde këtë që ishe në moshën më të bukur të jetës tënde. Pse nuk mendove për Adin që të donte aq shumë, pa kush po pyet për ne.

Çfarë të mungoi që nuk e mësuam kurrë. Dashuria nga ne, nga Adi nga të gjithë njerëzit tanë.

Po të donim më tepër se të të kishim çupën tonë. Pse moj Erisa na e bëre këtë, pse nuk më the mua gjysmë llafi kur folëm në darkë se dinim ne si ti rregullonim gjërat.

Çdo gjë ka zgjidhje, nuk u linim ne të arrinje aty. Pse nuk na vutë në dijeni asnjëri, ku shkuan gjithë ato ëndrra që kishit ju për vete dhe ne për ju. /albeu.com/


Shtuar më 20/03/2018, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori