Perleshje ne protestat anti-Kosove ne Podgorice
Albeu.com
Mbi 34 persona jane plagosur e disa te tjere jane arrestuar në protestën e sotme organizuar nga opozita në Malin e Zi për të kundërshtuar njohjen e Kosovës.Protestuesit që kërkuan anullimin e vendimit për njohjen e Kosovës u konfrontuan me policinë, ndërsa kjo e fundit me pas shoqëroi disa persona. Sipas mediave vendase situata pas protestës paraqitet e qetë, ndersa forca të shumta të policisë malazeze po mbikëqyrin institucionet kryesore te vendit.

PODGORICE- Ka përfunduar me përleshje demonstrata e sotme në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Protestat janë organizuar nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe, për shkak të njohjes së Kosovës nga Qeveria malazeze. Dhuna ka shpërthyer pasi masa e protestuesve ka shmangur barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe ka filluar të sulmojë policinë me gurë dhe mjete të rënda.

Nga dhuna midis protestuesve dhe policisë dy persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa janë lënduar edhe disa policë dhe fotoreporterë. Një numër i madh i policisë speciale malazeze ka bllokuar godinën e Parlamentit dhe Qeverisë si dhe rrugët përreth. Agjencia malazeze e lajmeve Mina njofton se situata pranë rrugëve kryesore dhe institucioneve është e qetë. Kërkesat e protestuesve kanë qenë që Qeveria e Malit të Zi të anulojë vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës dhe të shpallet referendum ku qytetarët të deklaroheshin për njohjen ose jo të Kosovës.

Protesta e sotme vjen pas njohjes zyrtare qe Podgorica i beri 4 ditë me parë shtetit të ri te Kosovës. Ne te njëjtën dite me Podgoricen dhe Maqedonia mori vendimin per të njohur zyrtarisht shtetin e ri të Kosovës duke e çuar ne 50 numrin e vendeve qe kanë njohur Prishtinën. (news24/albeu)
Shtuar më 14/10/2008, ora 06:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori