Të shtëna me armë kanë trazuar këtë mbrëmje të diele zonën e ish-Bllokut në Tiranë duke shkaktuar një të
plagosur. Breshëria e të shtënave ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta në një prej rrugëve të ish-Bllokut e njohur për frekuentimin e tepërt nga të rinjtë, pasi zona popullohet nga bare dhe klube nate të shumta, njofton News24.
Dyshohet se shkak mund të ketë qënë një sherr mes dy grupe të rinjsh që ka degjeneruar më pas në grindje fizike dhe deri në përdorimin e armëve. Deshmitare ne
vendgjarje pohuan se nga grindja ka mbetur i
plagosur një person. Te shtenat me arme shkaktuan panik ne shume qytetare qe po qarkullonin ne ate moment si dhe dhe banore te zones.
Mësohet se forca te shumta policie mbërriten në
vendgjarje dhe nisen me monitorimin e zonës. Në
vendgjarje dhe një ambulancë që transportoi të plagosurin në spital.
Policia është vënë në ndjekje të agresorëve. Pritet që dëshmia e të riut të
plagosur të jetë kyce për këtë
ngjarje.
Kjo
ngjarje e mbrëmjes së sotme pason një tjetër
ngjarje të rëndë që ndodhi në datën 19 Gusht po në Tiranë. Një sherr masiv mes të rinjve në sheshin para lokalit të një kompleksi pallatesh në rrugën "Don Bosko", shkaktoi mbrëmjen e 19 Gushtit të paktën 4 të
plagosur.
Shtuar më 23/08/2010,
ora 00:46