Përleshje me armë në Lushnje: 77-vjeçari qëllon mbi RENEA-n me armë
Pëlqej
Një aksion është zhvilluar ditën e sotme në Lushnje.

Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit rreth orës 05:30.

Por aksioni ka dalë jashtë kontrollit pasi një person ka bërë rezistencë duke qëlluar me armë zjarri drejt policisë.

Aksioni është zhvilluar në Remas në Lushnjë dhe kishte si qëllim kapjen e dy personave të dyshuar për vrasje, të cilët mendohet se po strehoheshin në banesën e Haxhi Lukës, 77 vjeç.

Megjithatë, i moshuari nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre me armë nga dritarja e banesës.

RENEA i është përgjigjur duke qëlluar në ajër, megjithatë i moshuari ka mbetur i plagosur në kokë, në rrethana deri tani ta paqarta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori