Perleshje e armatosur ne nje fshat te Shkupit, dy te vdekur
Albeu.com
Dy persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur pas një përleshje fizike midis një familje dhe anëtarëve të 4 familjeve tjera, mbrëmë në fshatin Konjare e mesme, njoftoi Ministria e Brendshme, raporton MIA.
Në komunikatë thuhet se pas dy persona kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur per vdekje Hamdija B. (1952) dhe S.B (1976). I dyshuar për vrasjen është personi N.H i cili gjithashtu është plagosur dhë nga një shok i tij është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, ndërsa në spital është edhe personi A.B (1986). Personave tjerë gjithashtu u është dhënë ndihmë mjekësore, sepse kanë marrë plagë gjatë përleshjes fizike.
Nga ana e Shërbimit i Punëve të Brendshme në Shkup, i është marrë revolja personit N.H dhe është marrë edhe revolja me të cilën ka shtënë i ndjeri Hamdija. Lidhur me incidentin janë thirrur në bisedë 14 persona, me të cilët është biseduar në Stacionin policor në Gazi Babë dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit. Sipas njohurive të para, mosdurimit të gjatë midis familjeve i ka ardhur kulmi pas zënkave rreth një ndeshje futbolli që dje është zhvilluar në fshatin Konjare e mesme. Pas ndeshjes ka filluar përleshja fizike që ka përfunduar me të shtëna armësh.
Shtuar më 24/05/2010, ora 18:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori