Perla e drejtoreshës së Ramës: U hoqa bukën qytetarëve? Çfarë problemi ka?
Pëlqej
Gafat e drejtorëve të qeverisë "Rama 2" nuk kanë të ndalur.

Pas deklaratës së bujshme të drejtorit të Ujësjellësit në Sarandë, Sheme Lulo, i cili deklaroi se u kishte hequr ujin 3 ditë qytetarëve, vjen perla e rradhës.

Kësaj here, deklarata e çuditshme është bërë nga Drejtoresha e Shërbimit Social, Luneda Sufali.

Duke diskutuar në lidhje me heqjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, ajo ka thënë se nuk ka ndonjë problem me heqjen e "bukës" nga goja për këto familje.

Debati pikant në studio:

Orjola Pampuri: Po flasim për bukën e gojës

Luneda Sufali: Buka e gojës? E çfarë problemi ka?

Pampuri: Po u hiqni bukën e gojës qytetarëve. Kaq.

Sufali: Ta thash, nuk di për çfarë arsye është hequr ai qytetari. Jepet mundësia në muajin shkurt, në mars, që të rifutet përsëri në skemë.

Pampuri: Jo moj zonjë, nuk mund të luani me njerëzit kushtu, ping-pong.

Sufali: Ky është një proces që është në vazhdim…

Artur Zheji: Sapo thatë, buka e gojës, çfarë problemi ka?

Sufali: Unë e lidha me zonjën dhe thashë, çfarë problemi ka sepse nuk dua t’i qëndrojë faktit i përjashtuar. Ne nuk kemi përjashtuar askënd. /albeu.com/


Shtuar më 23/02/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori