Përkujtohet me ceremoni Aristotel Guma
Është zhvilluar sot ceremonia përkujtimore në nder të të riut himariot Aristotel Guma në kishën Shën Pandon të Himarës.

E gjithë ceremonia në 40-ditëshin e vdekjes së Aristotel Gumës i cili mbeti viktimë e aksidentit të ndodhur në mesin e muajit gusht, është zhvilluar në gjuhën greke.

Mesha , e cila nisi në mëngjes në orën 08:00 dhe përfundoi rreth orës 11:30. Më pas pjesëmarrësit kanë zhvilluar një marshim proteste në vendin ku ndodhi aksidenti në të cilin mbeti i vdekur 35-vjeçari.

Të pranishëm në ceremoninë meshtare kanë qenë politikanë grekë si dhe politikanë të tjerë shqiptarë përfaqësues të minoritetit.

Në meshë i pranishëm ishte prefekti i zonës të Atikës, deputeti i partisë së djathtë ekstremiste L.A.O.S i Athinës Spiridon-Andonis Georgiadhis, Deputeti i PASOK për Janinën Mihalis Pandullas, ish- prefekti i Selanikut, aktivist i Vorio- Epirit.
Rreth orës 09.45 minuta në meshë ka mbërritur dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kundërshtari i tij politik, Kristaq Kico, i cili është në krye të një partie të re minoritare MEGA, deputeti i PBDNJ-së Thoma Mico.

Në meshë ka qenë dhe metropoliti i Gjirokastrës me korin fetar të shkollës fetare të fshatit Bularat si dhe përfaqësues të FEVA- bashkimi koordinator studentor i betejave për Vorio- Epirin.

Për këtë ceremoni janë prodhuar enkas dhe shumë pankarta ku dallohet qartësisht fytyra e të ndjerit e shkruhet se “Aristotel Guma, 37 vjeç nga Vorio-Epiri, Himara, u vra pse fliste greqisht. Gjuha jonë është shpirti jonë që nuk vdes, nuk mund të vritet”.
Shtuar më 19/09/2010, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori