Perkujtohet 9 vjetori i paraqitjes se UCK-se ne Maqedoni
Albeu.com
Sot u përkujtua 9 vjetori i paraqitjes së parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, përkatësisht në fshatin Tanushë, nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe Komunës Çair, në teatrin Shqiptarë në Shkup. Gjatë kësaj ceremonie morrën pjesë ish luftëtar të UÇK-së si dhe përfaqësues të BDI-së. Për nderë të kësaj dite u përgatitën dhe disa recitale poezish me motive patriotike dhe kënduan emra të njohur të estradës sonë. Ndërkohë, lideri Ali Ahmeti në fjalën e tij vlerësoi rolin e UÇK-së dhe të Marrveshjes së Ohrit që sipas tij ndryshuan pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.
"Marreveshja e Ohrit dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare ndryshoi statusin e shtetit të Maqedonisë nga shtet i një etnie në shtet multietnik, ky është suksesi kryesor dhe të tjerat mos të presim ti bëjnë të tjerët për avancimin e shqiptarëve këtu, ne vetë duhet t'i bëjmë sepse tapitë, ne na i kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, nuk ua kanë lënë të tjerëve, ata le ti mbajnë tapitë e veta, ne duhet të punojmë për tapitë tona", Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. (alsat)
Shtuar më 17/02/2010, ora 04:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori