Përkujtohet 21 vjetori i demostratës së 2 Prillit në Shkodër
Përkujtohet sot në Shkodër 21 vjetori i demonstratës antikomuniste të 2 Prill 1991">1991, në nderim e respekt të kujtimit të katër dëshmorëve të demokracisë që u vranë gjatë asaj proteste. Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë kryeparlamentarja Jozefina Topalli sikurse dhe deputetë të qarkut Shkodër.

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Arben Broci u vra mizorisht në ish-ndërtesën e "Komitetit të Partisë" në 2 prill të vitit 1991">1991, se bashku me tre dëshmorët e tjerë, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku.

Martiri i demokracisë Arben Broci lindi më 24 nëntor 1967 në qytetin e Shkodrës. Ai u bë i njohur si një nga liderët e lëvizjes studentore kundër regjimit të egër diktatorial komunist të asaj kohe, duke shpresuar jo vetëm në ndryshimin e sistemit në vendin tonë, por edhe në një zhvillim të vrullshëm bashkëkohor, në të gjitha fushat, me synimin për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa Perëndimore. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori