Përkujtohen viktimat e revoltës së Spaçit
Ish te burgosur dhe te aferm të viktimave të viktimave përkujtuan sot revolten e Spacit e cila mbush 40 vite. Ata kane vizituar dhomat ku kaluan nën tortura vitet e tyre të rinisë.

"Bëra 11 vjet burg. Përvec torturave që më janë bërë në dhomë më janë bërë edhe torturave në galeri. Ne ishim skllevërit e komunistëve", thotë Perikli Shqevi, ish i burgosur politik.
Ministri i Kultures Visar Zhiti i cili ka vuajtur vete ne burgun famekeq te Spacit fillimisht dhimbjen e percon me vargje. Me pas Zhiti premton se muzeu i Spacit do te ndertohet dhe se shpejti ai i vujatjeve te komunizmit ne Shkoder do te hape dyert.

40 vjet më parë, të burgosurit politikë në burgun famëkeq të Spaçit u ngritën në një revoltë më 21 maj të vitit 1973, revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori